×
  • Lajme
  • Lajme

    Analisti i afërt me VV-në u thotë qytetarëve se nuk duhet ta lënë shtetin në duar të bandave, edhe nëse iu rrezikohet shëndeti

    Reporteri
    01 Maj 2020 | 9:58

    Analisti, Rron Gjinovci, në një postim në Facebook  paralajmëruar protesta të shtunën, që sipas tij, të vazhdojnë deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja.


    Ai ka publikuar dy opsione, ku sipas tij, i pari ka të bëjë me mbushjen e shesheve dhe sipas llogarisë së tij, rrugët dhe sheshet e Prishtinës kanë mjaftueshëm sipërfaqe ti akomoduar dhjetëra mijëra protestues me distancë 2 metra nga njëri tjetri.

    Ndërsa opsioni 2, sipas tij është bllokimi i rrugëve në afërsi të vendbanimit të qytetarëve kudo nëpër Kosovë nga mëngjesi i së shtunës deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja.

    Ndërkaq në një postim tjetër, ai ka thënë se shëndeti i qytetarëve është i rëndësishëm mirëpo nuk duhet ta lënë fatin e tyre në duar të bandave.

    “Shqetësimi i njerzve këto ditë e sidomos sot, ndodh sepse e dijnë se duhet me dalë ne protestë, s’munden pa dalë, e në anën tjetër jemi në kohë pandemie.
    Brengosja është e drejtë, e arsyeshme dhe e kuptushme. Por na nuk mundemi me lanë fatin e demokracisë tonë në durt e bandave, qoftë edhe nëse rrezikojmë me shëndet”, ka shkruar ai. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/rronigj/posts/10158152517304598

    https://www.facebook.com/rronigj/posts/10158152347814598

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!