Me një ritëm të shpejtë, kompanitë po punojnë për të zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit. Është një garë globale për shëndetin – por edhe për fitimin. Industria dhe politika përpiqen të shmangin shpërndarjen e pabarabartë në fund.
Tetëmbëdhjetë muaj – kjo është një kornizë kohore për jetën pa maska. Kur bëhet fjalë për zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit, disa shkencëtarë janë më optimistë. Të tjerë besojnë se mund të marrë më shumë kohë.
Por do të vijë një ditë kur vaksina do të jetë gati. Cili vend do të ketë vaksinën e parë? Me këtë temë është duke u marrë ekspertja e shëndetit, Ilona Kikbush e cila thotë se aktualisht nuk ka rregulla ndërkombëtare për shpërndarje të drejtë, transmeton Reporteri.
Qëllimi kryesor – fitimi
Aktualisht, shpërndarja lihet në fuqinë e tregut. “Ka rrezik që Evropa Perëndimore, Kanada, Japonia dhe ShBA mund të furnizohen mirë sepse ato mund të paguajnë më shumë”, tha eksperti Jirgen Wazem në një intervistë për DW.
“Është një problem që po shfaqet vazhdimisht në fushën farmaceutike. Industria farmaceutike ka kohë që nuk është në favor të vaksinave. Ne kemi pasur vazhdimisht probleme me furnizimin me vaksina, për të cilat kompanitë janë përgjegjëse për politikat e tyre të çmimeve. ”Por është shumë e vështirë të provosh”, shton Vazem.
Disa vaksina nuk u bënë kurrë sepse nuk kishte interes të mjaftueshëm ekonomik për to. “Ebola ishte baza për vaksinën, por ajo kurrë nuk u zhvillua plotësisht sepse nuk premtoi shumë fitim,” shpjegon Ilona Kickbus, e cila jep mësim në Institutin e Universitetit për Studime dhe Zhvillim Ndërkombëtar në Gjenevë./Reporteri.net