×
  • Lajme
  • Lajme

    Baraliu: Të citosh Kushtetutën e Serbisë, një shteti që ka bërë gjenocid është poshtëruese

    Reporteri
    01 Maj 2020 | 17:10

    Analisti Bleron Baraliu e ka kritikuar ashpër citimin që Lëvizja Vetëvendosje ia ka bërë Kushtetutës së Serbisë, si argument në lëndën që ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për ta kontestuar dekretin e Presidentit Hashim Thaçi, lidhur me dekretin për Avdullah Hotin.


    Baraliu, në një postim në Facebook, tha se është poshtëruese që të citohet kushtetuta e një shteti që ka kryer gjenocid e terror edhe mbi popullin tonë, shkruan Reporteri.

    Ai e ka shpjeguar edhe në tri drejtime krejt këtë cfarë ka bërë sot VV, e që në fakt u kritikuar ashpër nga shoqëria civile dhe akterë politikë:

    Shkrimi i plotë:

    ËTF ALBIN KURTI?!!!

    (Selbia selbia – ne anen tjeter edhe de jure tash po e relativizon shtetin e Kosoves ??)

    Une mendoj se citimi i kushtetutes se nje pseudodemokracie te njohur per dhune, terror, e gjenocid ndaj disa popujve, perfshire popullin tend jo me larg se 20 vjet me pare – dhe sidomos ne konsiderate shtese te faktit se pushteti i sotem fashist i ketij vendi eshte rrjedhoje e drejteperdrejte e regjimit qe ka kryer mu kete dhune e terror – eshte
    1- moralisht josensitiv, poshterues, dhe perlyes;
    2- politikisht idiotik e meskin, qofte edhe si rezultat neglizhence; dhe
    3- estetikisht nje akt vandalist kunder tere konceptit te artit politik.

    Thirrjet e aluzionet se kemi te bejme me nje ‘citim shkencor’ jane perpjekje primitive per justifikim banal.

    E para, sepse askujt nuk duhej ti shkonte as mendja te hulumtonte kushtetuten e shtetit fashist e agresiv qe ne thelb abrogon ne teresi dokumentin (lexo Kushtetuten) mbi te cilen po argumenton konstruktivitetin e deshmuar apo deshiruar- pra nese i jep vehtes te drejte de jure te thirresh me kushtetuten e ‘selbise’, atehere thjeshte mund te perdoresh ate per te konkluduar qe Kushtetuta jote nuk vlen si teresi, dhe me kete nuk vlen as neni 100, as 95, as 82 (shenim: mos me lodhni duke komentu thjeshtezimin e argumentin ne kete pike, skeni disponim as eshte ky forumi per shtjellimin te plote te diskursit mbi kete fryme).

    E dyta, nuk ka pas fare nevoje as te konsiderohet, as analizohet, aq me pak vleresohet Kushtetuta e shtetit fashist – ne fakt ajo duhet apriori te mohohet mu mbi bazen e fashizmit qe ushqen dhe agresivitetit qe perqon, specifikisht ndaj Kosoves, dhe mohimit te vet ekzistences tende juridike – ne rrethana ku ke 50+ kushtetuta tjera demokratike me peshe, histori, dhe dimensione politike dramatikisht me te vlera e me te thella.

    E treta, argumenti per kunderkushtetutshmerine e aktit te Presidentit qendron i thjeshte dhe i bazuar brenda vet Kushtetutes (sado te manget) ne nenet 100.6 dhe 95.5, dhe mbi kete kam parashtruar edhe vet, pas nje hulumtimi te thjeshte, argumentin e bazuar logjikshem se ‘posti i KM nuk ka mbetur i lire’ dhe Presidenti nuk mund te ngritet mu mbi tekstin e Kushtetutes per tu thirrur ne frymen e saj ne menyre qe te fitoje ingirenca per shfrytezim te nenit 95.5 – sepse kjo perben shkeljen me themeltare te principeve ligjore mbi te cilat ndertohet Kushtetuta (political doctrine) dhe ne fakt perben shkelje direkte te vet Kushtetutes ne fjale.

    Me kete akt, politikes miope te 2 muajve te fundit VV ia ka vene kapakun ne menyren me imbecilike dhe te gerditshme, duke ngrit dilema serioze mbi papjekurine e thelle politike te Albinit dhe tere kabinetit qeveritar.

    Cdo rresht shtese mund ta deshmoj kete pertej nevojes se panevojshme ne këto kohera te pakohe

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!