×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi thotë se respekton vendimin e Kushtetueses, kërkon nga të gjithë politikanët të bëjnë të njëjtën gjë

    Reporteri
    01 Maj 2020 | 19:22

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që të shpallë masë të përkohshme për dekretin e tij që Avdullah Hoti të mandatohet për formimin e Qeverisë së re.


    Në një postim në facebook, Thaçi ka thënë se vendimet e Gjykatës duhet të respektohen.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Sapo u njoftova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës do ta respektoj në plotëni këtë vendim. Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

    Si President i Republikës së Kosovës i ftoj të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. HTH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!