×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje tregon se po planifikonte protesta, sekretarja njofton se shtyhet

    Reporteri
    01 Maj 2020 | 19:32

    Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Haxhimehmedi, përmes një shkrimi ka treguar se pas zhvillimeve të fundit, ku Gjykata Kushtetuese, e pezulloi dekretin e presidentit të Kosovës, Hashim Thacit, për propozimin e Avdullah Hotit kryeministër, edhe Lëvizja Vetëvendosje shtyn protestën për të cilën paralajmëronin anëtarët e saj.


    Haxhimehmedi ka thënë se “Masa e shtyn protestën”.

    Tutje, ajo tha se tash e disa javë është bërë presion të dilet në protesta, por masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese, e shtyn protestën.

    “Tash e disa javë është bërë presion i madh nga aktivistë e qytetarë për të dalë në protesta. Kjo u shtua sidomos dje pas paralajmërimit për seancë të jashtëzakonshme për të shtunën me 2 maj. Mirëpo, masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese sot, sigurisht se e shtynë protestën. Ndërkohë, puna e përditshme dhe përgatitjet tona vazhdojnë”, shkruan Haxhimehmedi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!