×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazi: Dështoi dekreti që synon krijimin e një Qeverie e cila e gjunjëzon Kosovën para listës Serbe

    Reporteri
    01 Maj 2020 | 21:10

    Pas pezullimit të zbatimit të dekretit të Thaçit për mandatimin e Hotit për formimin e qeverisë së re nga Gjykata Kushtetuese, reagon zëvendësëskryeministri në detyrë, Haki Abazi.


    Sipas Abazit ka dështuar tentimi për kontrabandim të dekretit me synim për të krijuar një qeveri jolegjitime e cila e gjunjëzon Kosovën para listës Serbe dhe interesave të Vuçiqit, shkruan Reporteri.net

    “Dështoi tentimi për kontrabandim centrifugal të dekretit në ora 16:00, para festës zyrtare dhe vikendit, me synimin për të krijuar një qeveri jolegjitime e cila e gjunjëzon Kosovën para listës Serbe dhe interesave të Vuçicit. Lufta e sukseshme e qeverisë Kurti me COVID19 vazhdon, deri në zgjedhjet e reja ku sovrani e thotë fjalën e vet. Veprimet tinëzare nuk munden të shpërqëndojnë fokusimin tonë në mbrojtjen e çdo jete dhe shëndetin e sistemit ekonomik e financiar të vendit tonë”, ka shkruar Abazi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!