Kryetari i Aleancës Kosova e Re, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se i është nënshtruar testit për Coronavirus.
Pacolli ka deklaruar në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se ka rezultuar negativ në testin për Covid-19.
“Askënd s’e kam takuar afër, që mund të më kishte infektuar”, ka thënë ai.
“Para se të vij në Kosovë e kam kryer tekstin në Zvicër, i cili ka dalë negativ”, ka bërë të ditur Pacolli.
“Ndjehem mirë në Prishtinë dhe jam i gatshëm për sfida”, është shprehur deputeti i AKR’së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.