Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se edhe sonte janë konfirmuar vetëm 7 raste të reja me Coronavirus të konfirmuara sot në Kosovë.
Lajmi i mirë është se për të pestën ditë me radhë, në Kosovë, numri i të shëruarve është shumë më i madh sesa ai i të infektuarve.
Sipas njoftimit të IKSHPK rastet janë shënuar në vetëm dy komuna, Prizren dhe Suharekë.
“Rastet pozitive janë raste kontakti dhe sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste nga komuna e Prizrenit dhe një (1) rast nga komuna e Suharekës”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.