×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK feston 20 vjetorin e themelimit, Haradinaj flet për sukseset gjatë qeverisjes më 2004 dhe 2017

    Reporteri
    02 Maj 2020 | 13:33

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot shënon 20 vjetorin e themelimit të saj.


    Kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj tha se kjo parti ka qenë pjesëmarrëse e të gjitha proceseve që ka kaluar Kosova.

    Haradinaj shtoi se në drejtimin e AAK-së janë vendosur themelet e pavarësisë së Kosovës.

    “AAK ka qeverisur në dy mandate. Në mandatin e parë është krijuar MPB dhe ajo e Drejtësisë kompetencë e marrë nga UNMIK. Në drejtimin e AAK kemi vendosur themelet e pavarësisë së Kosovës, ju kujtohet standardet para statusit, gjë e cila ka kulmuar me pavarësinë e Kosovës. Në planin lokal AAK ka qenë ndër partitë më të suksesshme ajo ka qeverisur e bashkëqeverisur në të gjitha komunat. Sot AAK udhëheq me 7 komuna dhe bashkëqeverisë me po aq”, tha Haradinaj.

    Ai ka falënderuar përkrahësit e kësaj partie që i kanë qëndruar pranë.

    “Njerëz të moshave e profileve të ndryshme që janë shumë e vazhdimisht kanë ardhur. Shtëpia është e zotit dhe e mikut, Kosova sa është e jona është edhe e miqve tanë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Gëzuar AAK, gëzuar Kosovë”, tha ai

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!