Deputeti i AKR’së, Behgjet Pacolli duke iu referuar një deklarate të mbrëmshme të Xhelal Sveçlës, ka thënë se ndihet sërish i kërcënuar.
Pacolli ka shkruar në Twitter se Sveçla e ka kërcënuar me arrestim në rast se paraqitet në Kuvend.
Ai ka thënë se është sfida më e madhe për Kuvendin e Kosovës që nga viti 1989 kur është suprimuar dhunshëm autonomia e Kosovës në ish-Jugosllavi.
“Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme më ka këcënuar me arrestim nëse shkoj në Kuvend për të ushtruar detyrën time si deputet. Kjo është sfida më e madhe për Kuvendin e Kosovës që nga viti 1989. Qeveria është përgjegjëse para Parlamentit, jo deputetët ndaj qeverisë. Demokracia duhet të triumfojë”, ka shkruar Pacolli në Twitter.
Acting Minister of Interior has threatened me with arrest if I go to the Assembly to exercise my duty as MP. This is the biggest challenge ever to #Kosovo’s Parliament since 1989. The government is accountable to the Assembly, not MP’s to the Gov. Democracy must prevail
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) May 2, 2020
Mbrëmë Sveçla tha se Pacolli duhet të respektojë masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend. Ndër këto masa është edhe vetizolimi i tij, meqë erdhi nga jashtë. Po ashtu tha se Pacolli do të ndalohej nëse të shtunë do të t’ia mësynte Kuvendit, ku pritej të mbahej seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti./Reporteri.net