Në Itali, 474 njerëz kanë vdekur nga komplikimet e lidhura me coronavirus në 24 orët e fundit, dhe 1900 të tjerë u infektuan.
Kështu, numri i rasteve të raportuara të COVID-19 në atë vend u rrit në 209,328 dhe vdekjet në 28,710, transmeton Telegrafi.
Numri i të infektuarve në 24 orët e fundit ka rënë ndjeshëm. Dhe kjo është dita e dytë radhazi që numri i të infektuarve në Itali është më pak se 2000. Mesatarisht, kurba e infeksioneve të reja po bie që nga fillimi i prillit.
Numri i përgjithshëm i të shëruarave në Itali është rritur në 79.914, teksa vetëm sot u regjistruan 1665 të shëruar nga coronavirusi.
Kështu, në fund të marsit, numri i përditshëm i rasteve të reja me infeksione varionte midis 4000 dhe 6000, dhe në fillim të prillit midis 3000 dhe 4800. Në ditët e fundit të prillit, numri ditor i rasteve të infektuara rishtas ishte midis 1800 dhe 2400.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.