×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti tregon për pakot e ndara gjatë pandemisë, përmend edhe pagesat e artistëve për argëtimin e qytetarëve

    Reporteri
    02 Maj 2020 | 21:05

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se pandemia ka goditur të gjithë në sektorë të ndryshëm.


    Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha në Prishtinë ka qindra aktivitete kulturore të cilat sjellin mijëra turistë të brendshëm e të jashtëm. Kjo skenë Prishtinës i sjell miliona euro të hyra dhe zhvillim ekonomik.

    “Pandemia ka godit të gjithë në sektorë të ndryshëm. Por po ashtu na ka mbyll brenda mureve të shtëpisë dhe qytetarët kanë pas nevojë të largohen nga politika me aktivitete të ndryshme të cilat një ekip i mrekullueshëm i vullnetarëve në Komunë i ka organizuar. Prej aktiviteteve RriNshpi me neve e deri te shpërndarja e ndihmave”, ka shkruar Ahmeti.

    Në postimin e tij ai ka treguar për pakot që ka ndarë gjatë gjithë kësaj kohe, për të varfërit, për artistët, sportistët, ndërmarrjet publike.

    Ky është postimi i plotë:

    Prishtina është kryeqytet i Republikës së Kosovës dhe është kryeqendra administrative, politike, e ekonomike të Kosovës

    Është edhe kryeqyteti kulturor. Në Prishtinë ka qindra aktivitete kulturore të cilat sjellin mijëra turistë të brendshëm e të jashtëm në Prishtinë. Kjo skenë Prishtinës i sjell miliona euro të hyra dhe zhvillim ekonomik. Por edhe kanë karakter edukativ.

    Pandemia ka godit të gjithë në sektorë të ndryshëm. Por po ashtu na ka mbyll brenda mureve të shtëpisë dhe qytetarët kanë pas nevojë të largohen nga politika me aktivitete të ndryshme të cilat një ekip i mrekullueshëm i vullnetarëve në Komunë i ka organizuar. Prej aktiviteteve RriNshpi me neve e deri te shpërndarja e ndihmave.

    Në kuvendin Komunal kemi kaluar pako ku kemi ndarë

    1. Mbi 200 mijë euro për pako ushqimore
    2. 100 mijë euro për pako higjienike
    3. 200 mijë euro pajisje shëndetësore
    4. 200 mijë euro dezinfektim
    5. Lirimi nga qiraja në NPB dhe PR në vlerë prej 100 mijë euro për bizneset
    6. Lirimi nga taksa e terrasave (mbi gjysmë milioni euro)
    7. Subvencionimi i ndërmarrjeve publike dhe çerdheve mbi 500 mijë euro
    8. Për sportistët 100 mijë euro shtesë
    9. Për artin e kulturën 100 mijë euro shtesë

    Pra nuk kemi lënë askënd keq. Kemi ndihmuar aty ku ka pas nevojë pa kurfarë pune kthim.

    Tash prej 750 mije eurove të ndara për kulturë (650 të rregullta dhe 100 mijë shtesë) ekipi ka menduar që 30 mijë ti ndajë për performanca. Edhe për të ndihmuar artistët edhe për tu dhënë qytetarëve defrim e largim nga telashet ditore. Kanë shpall thirrje dhe kanë caktuar kritere. Kanë ardh aplikime të artistëve që duan të punojnë. Shumica, gati krejt, janë pranuar.

    Kemi mujt me bo transfere pa kurfarë pune sic po ndihmojmë plotë të tjerë në kohë pandemie. Psh do të ndihmojmë sportistët edhe pse skanë aktivitete sportive. Sepse ata nuk ndalen.

    E tash, ka kritika për pagesat e artistëve dhe duke kryqëzuar artistët se pse po paguhen për punën e tyre. Sepse ata nuk duhet të paguhen në kohë pandemie. Kritikat janë të mirëseardhura. Por drejtoni te komuna e mos i shani artistët pse po paguhen për punën e tyre.

    Ju lutem, artistët janë pasuri e jona. Sjellin fansa, turista dhe na e mbajnë shpirtin të pasur.

    Nuk do të pendohemi për mbështetjen e artistëve. Do të mundohemi ta rrisim buxhetin në vitet e ardhshme.

    Po ta lëmë dikënd keq, do ti rishqyrtojmë prioritetet. Por ne do të kujdesemi për secilin qytetar tonin, për secilin biznes tonin, për secilin klub e sportist tonin e për secilin fëmijë të qytetit tonë. Po, edhe për secilin artist. Deri sa të kemi mundësi.

    E mundësi do të kemi sepse Prishtina është e mrekullueshme. Është solidare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!