×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e AKR-së për Pacollin: Dikur e lusnin për votim të Qeverisë, sot e trajojnë si kriminel

    Reporteri
    02 Maj 2020 | 21:29

    Mirlinda Sopi – Krasniqi, deputetja në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, e sheh si shqetësuese deklaratën e Ushtruesit të Detyrës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveclës për arrestimin e Behgjet Pacollit.


    Sopi-Krasniqi po ashtu ka shtuar se shqetësuese është edhe heshtja e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

    “Shqetësues dhe i papranueshëm deklarimi publik i ud. Ministrit te Punëve te Brendshme se nëse mbahet seanca do të arrestoj zotëri Pacollin, kësisoj duke shkel mandatin kushtetues të deputetit. Edhe me shqetësuese është heshtja e Kryetares së Kuvendit e cila ka për obligim të dal në mbrojtje të deputetit të zgjedhur”, ka thënë Sopi-Krasniqi.

    Deputetja e AKR-së ka pyetur se ku është duke shkuar vendi me kërcënime dhe shantazhe. Sopi-Krasniqi thotë se AKR-ja ka votuar Qeverinë Kurti me qëllim që t’i dal në krah qytetarit.

    “Ku po shkon ky vend, me kërcime dhe shantazhe? Ne jemi vend demokratik e jo autoritar si po tentohet të instalohet në institucionet e vendit. AKR nuk ka votuar për qeveri autoritare e shkelëse të kushtetues por me qëllimin që të dalim krah qytetarit”, ka thënë Sopi-Krasniqi.

    Ndër tjera, deputetja ka treguar se në ditën kur është votuar Qeveria Kurti krerët e VV-së lutnin Pacollin të votonin pro qeverisë ndërsa tash e trajtojnë si kriminel.

    “E qe besa ne ditën kur është votuar qeveria plot deputetë e krerë të VV-së na takojshin për kërkim vote të qeverise, e ne e votuam pa asnjë kusht, pa kërkuar asgjë prej tyre. Kur ishte për votim të qeverisë të gjithë na lutni ndërsa sot zotëri Pacolli trajtohet si kriminel”, ka thënë Sopi-Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!