Me 22 të vdekur deri tash, Kosova është vendi i katërt në Evropë sa i përket raportit me të vdekur për 100 mijë banorë.
Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, në Kosovë deri tash në 100 mijë banorë janë shënuar 0.65 vdekje. Vetëm tri vende të tjera në Evropë kanë raport më të mirë se Kosova në këtë përllogaritje. Ato janë Letonia me vetëm bilanc prej 0.25 të vdekur për 100 mijë banorë, Sllovakia me 0.4 e Ukraina me 0.56.
Fotografia e postuar nga mediat spanjolle tregon se në Evropë Spanja është vendi me raportin më të keq me gati 52 persona të vdekur për 100 mijë banorë.
Krahas këtyre të dhënave, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti, ka publikuar raportin edhe për të infektuar dhe të vdekur në një milion banorë.
Sipas grafikës së tij, në Kosovë janë Shqipëria e Mali i Zi në raport më të ulët në krahasim me Kosovën sa i përket të vdekurve për një milion banorë. Teksa në Kosovë 12 persona në një milion banorë kanë vdekur nga koronavirusi, në Mal të Zi e Shqipëri janë nga 11 të vdekur për një milion banorë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.