×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga e hëna Gjilani do të marr masa lehtësuese ndaj pandemisë

    Reporteri
    02 Maj 2020 | 23:18

    Asnjë rast pozitiv me COVID-19 nuk u shënua sot në Gjilan. Këtij lajmi padyshim se iu gëzua edhe vetë kryetari i komunës, Lutfi Haziri.


    Dita e 51-të dhe Gjilani e Anamorava morën lajmin e mirë, tha Haziri, duke falënderuar qytetarët për lojalitetin dhe bashkëpunimin.

    Ai përkujtoi se nga e hëna fillojnë masat lehtësuese, por me kujdes të shtuar.

    “Dita51. Gjilani dhe Anamorava e morën lajmin e mirë sonte. Asnjë rast pozitiv me #Covid19 dhe disa të shëruar. Falëmnderit të gjithëve për angazhim, qytetarët për lojalitet dhe bashkëpunim. Nga e hëna fillojmë me masa lehtësuse, por me kujdes të shtuar. Vetizolim, distancim social, pa mysafirë e miq edhe për një kohë. I kthehemi punës në disa sektorë, por me masa mbrojtëse. Ende kemi punë për ta mposhtur #Covid19. I kemi 20 qytetarë pozitivë në vetizolim, 3 në spital, derisa 2, fatkeqësisht, kanë ndërruar jetë. Pra, mos harroni. #rriNshpi”, ka shkruar Haziri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!