Shkëlzen Gashi, ish këshilltar i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka treguar bisedat që i ka pasur me shefin e tij rreth dorëheqjes.
Ai ka thënë se Kurti ia ka kërkuar dorëheqjen por ai nuk e ka pranuar.
“Kurti ma ka kërkuar dorëheqjen atë natë dhe të nesërmen, nuk kam pranuar. Më ka thënë se ka presion të jashtëm dhe të brendshëm. Unë i kam thënë që nuk japë dorëheqje pasi i kam thënë se e kam thënë veç të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”, ka deklaruar Gashi në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.
Gashi ka thënë se u sakrifikua nga Albin Kurti.
“Edhe sikur çoi një mesazh te bashkëpunëtorët e tanishëm edhe bashkëpunëtorët e ardhshëm që në rast të sulmeve ose linçimeve publike prej turmave injorante të partive politike kundërshtare mundet edhe me i sakrifiku siç po thoni ju”, tha Gashi.
Ai ka thënë se fushatës kundër tij i është bashkuar edhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, pasi sipas Gashit me deklaratën që ka bërë i ka nxitë akvtivistët e VV-së ta sulmojnë. /Reporteri.net/.