×
  • Lajme
  • Botë

    Asnjë rast me koronavirus, Arktiku për momentin është vendi më i sigurt në botë

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 15:08

    Ndërkohë që pjesa më e madhe e botës është kërcënuar nga koronavirusi, Antarktiku konsiderohet si vendi më i sigurt në botë, pa asnjë rast të konfirmuar.


    Rajoni ishte në rrezik të ngushtë me COVID-19 kur shpërthimet goditën anijet e lundrimit të fundit të sezonit, por virusi nuk arriti në brigjet e tij të ngrira.

    Edhe pse këtu nuk ka një popullsi vendase autoktone, përveç nëse llogarisim pinguinët, balenat, fokat, rreth 5,000 njerëz kryesisht shkencëtarë dhe studiues banojnë në bazat e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!