Sot në Kosovë është shënuar vetëm 1 rast i ri me koronavirus, derisa 61 të tjerë janë shëruar.
Ky rast i ri vjen nga qyteti i Prishtinës, i identifikuar si rast i kontaktit me të infektuarit e tjerë.
“Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Prishtinës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Prishtinë)”, thuhet në njoftim.
Në anën tjetër numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 861, derisa prej tyre 622 janë shëruar dhe 28 kanë vdekur.
Kështu, numri i rasteve aktive në Kosovë vazhdon të zvogëlohet dita-ditës, derisa aktualisht janë vetëm 211 raste, prej tyre më pak se 9 në Klinikën Infektive të hospitalizuar.