×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrijnë në Kosovë 143 qytetarët nga SHBA-ja

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 15:18

    Ambasada e Kosovës në Washington, njofton se në Kosovë kanë arritur 143 qytetarë nga SHBA-ja.


    “Sot në Prishtinë arriti fluturimi i riatdhesimit të qytetarëve të Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me ndihmën e institucioneve të Republikës së Kosovës, 143 bashkatdhetarë të ngujuar në SHBA për shkak të pandemisë COVID-19 tashmë janë rikthyer në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

    Ambasada ka bërë thirrje që të bëhet kujdes edhe pas kthimit në Kosovë.

    “Ju falënderojmë të gjithëve për durimin e treguar gjatë kësaj periudhe, dhe ju lusim të vazhdoni të tregoni kujdes të shtuar për shëndetin tuaj dhe familjeve tuaja”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, gjatë javës është marrë vendim që personat që vijnë nga jashtë të qëndrojnë vetëm një javë në karantinë dhe nëse dalin negativ të vetizoloen për 14 ditë në shtëpitë e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!