Një numër i madh i kosovarëve, të cilët punojnë rregullisht si punëtorë sezonalë në fermat austriake, mund të mos e gëzojnë të drejtën e punës këtë vit.
Rreth 220 punëtorë sezonalë nga Ukraina të premten kanë arritur në aeroportin e Linz-it. Ata kryesisht do të ndihmojnë në mbledhjen e luleshtrydheve (dredhëzave). Fermerët austriakë të perimeve dëshirojnë një mundësi të ngjashme edhe për punëtorët e tyre të rregullt nga Kosova.
Por, fermerët kosovarë ende nuk kanë mundur këtë vit t’ i bashkohen firmës me të cilën kanë kontratë, ndonëse posedojnë leje të punës. “Atyre u mungojnë vizat, sepse Ambasada e Austrisë në Kosovë është e mbyllur. Kësisoj as shërbimet nga kjo ambasadë nuk mund të kryhen”, shkruan orf.at, përcjell Albinfo Austria.
Punëdhënësit e fermerëve kosovarë, të cilët janë nga Eferding, një fshat në Austrinë e Epërme, thonë se po kërkojnë nga Qeveria e Austrisë që t’i lehtësojë masat për arritjen e tyre në Austri.
Në anën tjetër, qeveria ka premtuar se është duke u angazhuar për të krijuar lehtësime për punëtoret sezonalë që të punojnë gjatë kësaj vere në fermat austriake.
Siç thuhet në mediat austriake, paga e këtyre punëtorëve sezonal është 1500 euro në muaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.