Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas lajmit se sot janë regjistruar edhe tetë raste të reja me koronavirus në Kosovës.
Ahmeti ka bërë të ditur se prej tyre, tri raste janë në Prishtinë – familjarë të një të infektuari të konfirmuar dje.
“Plus tetë raste sot në Kosovë, e tre raste të reja në Prishtinë, familjarë të rastit të djeshëm. Kjo na tregon se duhet të jemi edhe më tutje të kujdesshëm në mënyrë që mos të kemi vatër të re që do të na kthente në masa më të rrepta”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
“Prandaj, përkundër motit të mirë, mos dilni pa nevojë në mënyrë që mos të lejojmë përhapjen nga rastet e reja”, ka thënë ai.
“Lajm i mirë janë 31 të shëruar nga virusi. #rriNshpi”, ka shtuar Ahmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.