Një rrahje ka ndodhur mbrëmë në Qendrën për Mbajtjen e të Huajve në Vranidoll të Prishtinës, ku një person shihet i shtrirë dhe një tjetër i lidhur në pemë.
Reporteri.net ka siguruar pamje nga momenti i rrahjes, ku shihet edhe trupi në tokë dhe ai i lidhur.
Policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin, duke treguar se të dy të përfshirën ishin shtetas të huaj, palestinez dhe sirian. Aty u gjet edhe një thikë.
“Gjatë kontrollit të tyre është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thonë Policia e Kosovës.
Sic mësohet, trupi i shtrirë në tokë është goditur nga thika ndërkohë që përsoni tjetër u lidh për pemës nga zyrtarët policorë në Qendër, teksa prisnin përforcime. Aty u shfaq Njësia Speciale për ta arrestuar.
Ndryshe, në këtë Qendër patën ndodhur edhe disa incidente, ku disa sirianë ishin përfshirë në rrahje e disa të tjerë ishin arratisur./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.