Nënkryetari i AAK-së dhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka komentuar zhvillimet e fundit politike që lidhen me formimin e koalicionit LDK-AAK.
Gjini ka thënë se Kosova ka pasur nevojë qe Vetëvendosje të qeverisë edhe tre muaj në mënyrë që “qytetarët ta shohin sa gabim ka qeverisur”.
“Unë mendoj se nuk ka masë të mjaftueshme të njerëzve që e kanë kuptuar se sa gabime ka bërë kjo qeveri. Ne jemi duke parë tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë. Na kanë lodhur prej 20 vitesh me këtë tenderë. Shikojeni se çfarë po bëjnë tani. Kemi parë edhe bordet. Shikojeni se çfarë po bëjnë tani me bordet”, tha ai.
Ai ka akuzuar Vetëvendosjen se në zgjedhjet e kaluara ka vjedhur vota.
“Diskursi i Kurtit se unë jam vullneti i popullit është rrenë, se mos harroni Vetëvendosje ka vjedhë vota, është dokumentu me film në zgjedhjet e kalume”, u shpreh ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.