Fotografia e dy binjakëve të posalinduar ku thuhet se u pagëzuan me emrin e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, po del të jetë i rrejshëm.
Në disa faqe të huaja fotografia e këtyre dy binjakëve ekziston edhe më herët, e aq lehtë mund ta gjesh edhe në google.
Kjo fotografi e marr në internet, u manipulua me një përshkrim në gjuhën shqipe duke thënë se prindërit e këtyre binjakëve nuk kishin fëmijë që prej 15 viteve dhe pas ardhjes në jetë të tyre, prindërit kishin vendosur që t’i pagëzonin Albin dhe Vjosa.
Madje në fotografinë e publikuar nuk shihet emrin se nga kush është publikuar. Vetëm se kishin uruar t’i ngjajnë Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.
Kjo kishte ‘mbushur’ zemrat e simpatizantëve të dy politikanëve, e sidomos kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, të cilët e kanë publikuar edhe në një grup të quajtur “me kryeministrin”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.