Tottenham Hotspur ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë që prej vitit 1962, falë golave të shënuara si mysafir në një ndeshje dramatike në çerekfinale kundër Manchester City të mërkurën.
Skuadra e Mauricio Pochettinos humbi 4:3 në ndeshjen e kthimit në Etihad, por e kishte fituar 1:0 ndeshjen e parë në Tottenham Hotspur Stadium, dhe kalon tutje falë golave si mysafir.
Padyshim që ishte kjo ndër ndeshjet më të ‘çmendura’ në Ligën e Kampionëve, ku për asnjë moment nuk ishte i sigurtë kalimi i njërës apo tjetrës në fazën tjetër.
Tani, Tottenham Hotspur do të takohet me djelmoshat e Ajaxit në gjysmëfinale, për ta kërkuar finalen e parë në histori të klubit./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.