Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka shkruar për punën e ministrave të LDK-së në Qeverinë Kurti. Në një takim të Qeverisë ku u fol për 100 ditët, kryeministri në detyrë, Albin Kurti akuzoi rëndë LDK-në se i përket ‘regjimit të vjetër të korruptuar’.
Prezent aty ishin edhe ministrat e LDK-së të cilët reaguan duke thënë se po ndjehen të fyer nga këto deklarime.Lumir Abdixhiku dhe Hykmete Bajrami i reaguan ashpër Kurtit.
Ministrja Dumoshi, në një status në Facebook tha se uniteti i LDK-së, do të jetë ekzistencial për Kosovën, gjithmonë.
“Uniteti i LDK-së është ekzistencial në çdo kohë, i tillë do të jetoj për Kosovën. Çdo përgjegjësi duhet të filloj mbarë, mbarimi i saj natyrisht ndershëm dhe suksesshëm. Puna e tanishme e qeverisjes është produkt i përgjegjësisë tonë që të angazhohemi deri në momentin e fundit në interes të qytetarëve. Secili nga këndi i vet të ndihmojë në betejën për ta mundur pandeminë. Veprat i çmojnë̈ qytetarët, ne si ministra të LDK-së, kemi vizion dhe mision SHTETNDËRTIMIN”, ka shkruar ajo. /Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.