×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli kujton masakrat në fshatrat e Pejës, thotë se nisma e tij për Tribunalin duhet të përkrahet nga të gjithë

    Reporteri
    14 Maj 2020 | 14:42

    Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar masakrat në fshatrat Qyshk, Zahaq, Llabjan e Pavlan të Pejës ku më 14 maj të vitit 1999 forcat kriminale policore dhe ushtarake të Serbisë kanë masakruar mizorisht 138 shqiptarë civile.


    Veseli ka shkruar në Facebook se kjo ka qenë njëra nga ngjarjet më tragjike të vuajtura nga populli ynë gjatë luftës së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Më 14 maj 1999 forcat kriminale policore dhe ushtarake të Serbisë kanë masakruar mizorisht 138 shqiptarë civile në fshatrat Qyshk, Zahaq, Llabjan e Pavlan të Pejës. Kjo ka qenë njëra nga ngjarjet më tragjike të vuajtura nga populli ynë gjatë luftës së Kosovës.

    Në mes viktimave të pafajshme ishte edhe babai i mikut dhe bashkëluftëtarit tim Agim Çekut, një nga më meritorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Agimi e përballoi këtë ngjarje të rëndë heroikisht, dhe dhimbjen e ktheu në forcë për të luftuar edhe më fuqishëm kundër armiqve.

    Krimet e asaj dite janë krime kundër njerëzimit që ende nuk janë shpaguar dhe shumë nga kriminelët që i kanë shkaktuar ende janë të lirë. Ato janë kirme lufte që peshojnë edhe në ndërgjegjen ndërkombëtare, prandaj nisma ime për tribunalin që do i vendosi ata kriminelë para drejtësisë, duhet të përkrahet nga të gjithë e të materializohet sa më shpejtë.

    https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.268197093355504/1587477101427490/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARCQJAP1zrB2o1Lr2E7QOiV9299OJyqTc0QlhJ_0rchBFYYBi90aNkscyMyLmFxtdVV-jAWlfzlzf410jUB9aBjBhASra6LuB6aTOK-o-3n2IH5XGvUC-LGE-YEiTflQ_J5bAvCLxczJKVHKZCxJW5m9uf5qnzYvSYe-QERwnz2S5SmsxXOa7_btTeK8JpLYsz1SXHAv_TXxkcAZeLz8cQyfzI5Zvz5BNYHHMF8eZkRb7jRPih0RZAstHQ1L2h_F5Df6lefBvLN-IyEqcKi7wTM8bldUBIDbsXw_7lG8OUMKHh2DAwzB–S5d_uxUAxy8dODsW2sXXz3utaf3e276ow6vEHSOgyvfOS1F29zeM8nXGVyMsnXggE&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!