×
  • Lajme
  • Lajme

    Nisin hetimet për vdekjen e 16 vjeçares nga Drenasi, babai akuzon mjekët e QKUK-së për neglizhencë

    Reporteri
    16 Maj 2020 | 12:03

    Një 16-vjeçare nga Komuna e Drenasit, ka ndërruar jetë të premten në QKUK, ajo ishte shtrirë para tre dite pasi sipas familjarëve kishte pasur dhimbje të forta barku dhe temeperaturë të lartë si pasojë e problemeve në Apandesit, apo siç njihet ndryshe “zorra qorre”.


    Babai i të ndjerës Anita Ahmeti, ka akuzuar mjekët në Klinikën e Pediatrisë dhe ata të Klinikës së Kirurgjisë për neglizhevencë.

    Rrahim Mehmeti, dje ka thënë se vajzën e ka dërguar në QKUK që tre ditë dhe për tre ditë me radhë thotë se është “shëtitur” nga Kirurgjia e Fëmijëve në Pediatri, pa e ndihmuar askush.

    Pas akuzave, në një përgjigje për Zëri.info, QKUK ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet për rastin e 16-vjeçares nga Fushtica e Drenasit.

    “Rasti do të hulumtohet, ShSKUK ka formuar një komision në përbërje të tre klinikave”, thuhet në përgjigjen zyrtare të QKUK-së.

    “Ekipet reanimatore të emergjencës kanë bërë maksimumin. Poashtu, rasti në fjalë ishte konsultuar dhe kontrolluar edhe nga pediatrit dhe kirurgët e fëmijëve, por duke qenë se gjendja ishte e rënduar, më pas ishte transferuar në emergjencë për masa reanimatore siç edhe ju shpjeguam’ kanë thënë nga QKUK-ja.

    Sipas QKUK-së, mjekët kanë kërkuar të bëhet obduksioni, siç edhe kërkohet në raste të tilla, por familjarët nuk kanë pranuar të kryhet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!