×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet shkaku i vdekjes së Kobe Bryant, të bijës dhe pasagjerëve të tjerë që udhëtonin me ta

    Reporteri
    16 Maj 2020 | 19:22

    Pothuajse katër muaj pas aksidentit me helikopter ku humbën jetën basketbollisti Kobe Bryant, vajza e tij, piloti dhe gjashtë pasagjerë të tjerë, kanë dalë rezultatet e autopsisë.


    Shkaku i vdekjes për nëntë viktimat është vërtetuar të ketë qenë trauma e fortë.

    Raporti i autopsisë vërtetoi edhe se piloti 50-vjeçar, Ara Zobayan rezultonte negativ ndaj drogës dhe alkoolit.

    “Më 28 janar, shkaku i vdekjes së nëntë viktimave u vërtetua si trauma e fortë. Mënyra e vdekjes u vërtetua si një aksident.” –thuhej në rezultatet e autopsisë së publikuar në faqen online të Los Angeles County Medical Examiner-Corone.

    Helikopteri ku udhëtonin viktimat u përplas me një kodër, për shkak të mjegullës së madhe.

    Avokatët e vejushës së Kobe Bryant, Vanessa Bryant, kanë ngritur një padi kundër kompanisë që zotëronte helikopterin.

    Në padi thuhet se drejtuesi i helikopterit, Zobayan, i cili gjithashtu ndërroi jetë gjatë aksidentit, nuk e kishte kontrolluar motin para se të nisej.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!