23 vite pas rimeçit të tyre të famshëm, Mike Tyson dhe Evander Holyfield janë në bisedime për një tjetër duel.
Dy ikonat amerikane të boksit, Holyfield dhe Tyson, thuhet të jenë në bisedime për kompletimin e trilogjisë mes tyre.
Këtë e ka konfirmuar vet ish kampioni Holyfield, i cili ka thënë se po bisedon me përfaqësues të Mike Tyson.
“Kur iu thash njerëzve, ata më panë duke punuar dhe ata vendosën dy dhe dy së bashku. ‘Ata duhet të vijnë me diçka pasi po punojnë kështu (trilogjia)”, ka thënë Holyfield.
“Por, unë nuk e kam problem nëse bëjmë një gjë të tillë. Njerëzit e tij dhe njerëzit e mi po bisedojnë dhe ne akoma nuk kemi një marrëveshje solide për këtë, por jemi në atë rrugë. Nëse ndodhë, nuk ka problem”, ishin fjalët e Evander.
Holyfield është aktualisht 57 vjeç, kurse Tyson 53. Në vititn 1996 dhe 1997, Holyfield e mposhte 2 herë Tysonin, me duelin e dytë që përfundonte me diskualifikim, pas Tyson i kafshoi veshin Holyfield.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.