Një tjetër izolim 4 ditor u njoftua për këtë fundjavë në Turqi që përkon edhe me mbylljen e muajit të Ramazanit dhe festën e Fitër Bajramit.
Lajmin e konfirmoi presidenti Recep Tayip Erdogan teksa tha që në këtë pandemi nuk mund të lejojë grumbullimin e masave që do të përbënte rrezik për jetën e qindra mijëra besimtarëve.
Izolimi do të nisë të shtunën dhe mbyllet të martën. Presidenti turk vijoi më tej duke njoftuar hapjen e objekteve të kultit më 29 maj që përben edhe përvjetorin e pushtimit të Kostandinopojës nga perandoria osmane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.