×
  • Lajme
  • Lajme

    Inaugurohet Parku i Inovacionit në Prizren, Kurti: Hap i madh drejt transformimit të ekonomisë dhe shoqërisë

    Reporteri
    19 Maj 2020 | 9:25

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari si dhe ministri i Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu kanë marr pjesë në inaugurimin e Parkut për Inovacion dhe Trajnim në Prizren.


    Kryeministri Kurti ka thënë se është tejet i lumtur për inaugurimin e këtij parku, për çka ka falënderuar shtetin e Gjermanisë për ndihmën, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Kurtit, me inaugurimin e këtij parku është hedhur një hap i madh në transformimin e ekonomisë e shoqërisë duke u orientuar në teknologjinë informative.

    “Jam tejet i lumtur për inaugurimin e këtij parku. Bashkëpunimi i Kosovës dhe Gjermanisë ka një histori të gjatë, kontributi i pasluftës në ruajtjen e paqen dhe ndërtimin e in është vlera më e lartë që një kamp ushtarak të shndërrohet në urë lidhëse. Po hedhim një hap të madh në transformimin e ekonomisë dhe shoqërisë duke u orientuar në teknologjinë informative”, u shpreh ai.

    Në inaugurimin e këtij parku ka marrë pjesë edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt/ Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!