×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli viziton liqenin e tharë të Badovcit: Investimet për ujë duhet të jenë prioritet i shtetit

    Reporteri
    19 Maj 2020 | 13:44

    Kreu i PDK-së, Kadri Vesli ka vizituar sot Liqenin e Bandovci, një pjesë e së cilit është tharë si pasojë e mungesës së reshjeve të shiut.


    Veseli ka paralajmëruar edhe për mundësinë e mungesës së ujit të pijshëm, andaj ka kërkuar nga të gjithë që të ketë kursim të ujit gjatë muajve të thatë të verës që pritet të vijnë, shkruan Reporteri.

    Veseli po ashtu se programi i Partisë Demokratike të Kosovës, ka pasur prioritet që pas ndërtimit të autostradës Prishtinë-Shkup, të ndërmerreshin investime strategjike në sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë të pijshëm dhe ujë për ujitje.

    Njoftimi i plotë:

    Reshjet e pakta gjatë dimrit dhe temperaturat e larta të javëve të fundit, kanë bërë që uji në liqenin e Badovcit të shkojë në nivel shumë të ulët. Për rrjedhojë, është shumë e rëndësishme që të gjithë ne të tregohemi sa më të kujdesshëm e kursimtarë me konsumin e ujit gjatë muajve të thatë të verës që pritet të vijnë.

    Kosova është relativisht e varfër me ujëra, prandaj, programi i Partisë Demokratike të Kosovës, ka pasur prioritet që pas ndërtimit të autostradës Prishtinë-Shkup, të ndërmerreshin investime strategjike në sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë të pijshëm dhe ujë për ujitje.

    Për këtë qëllim, është e nevojshme që shteti ynë të fillojë të investojë për ndërtimin e njëzet ujëmbledhësve sipërfaqësorë të ujit, të cilët, janë planifikuar të ndërtohen që para dekadash.

    https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.268197093355504/1591926197649247/?type=3

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!