×
  • Lajme
  • Lajme

    Behramaj: Kurti u rikonfirmua si dështak, përfaqëson vetëm gjeneratën politike antiperëndimore

    Reporteri
    19 Maj 2020 | 15:11

    Këshilltari politik i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka shkruar për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, duke i thënë që me “regjimin e ri” në 51 ditë qeverisjeje, dëshmove orientim gjeopolitik antiperëndimor dhe vetëm kjo mund të jetë gjenerata e re politike që ai përfaqëson.


    Behramaj ka thënë se për nga aktiviteti i gjatë politik, Kurti nuk dallon aspak nga liderët që po i kategorizon si të vjetër. Por, sipas tij, dallimi i vetëm është që Kurti nuk e ka lënë asnjë gjurmë me vlerë në rrugëtimin e deritashëm të Kosovës.

    “Kurti dhe njerëzit e tij gjithandej po përtypin togfjalësh si “regjim i vjetër, garda e vjetër, klubi i vjetër”, duke menduar se e kanë gjetur “dietën” për ta bërë diferencën me kundërshtarët politikë. Por, për nga aktiviteti i gjatë politik, Kurti nuk dallon aspak nga liderët që po i kategorizon si të vjetër. Dallimi i vetëm është që Kurti nuk e ka lënë asnjë gjurmë me vlerë në rrugëtimin e deritashëm të Kosovës. Sforcimi i këtij mesazhi politik, pas kësaj qeverisjeje të retarduar, nuk e bënë atë as politikan të së ardhmes dhe as lider me perspektivë, por e rikonfirmon si një dështak politik!
    Gjurmët që i ka lënë në këto dekada ishin të dëmshme për institucionet, çrregulluese për proceset politike dhe me pasoja të mëdha për ekonominë dhe jetën e qytetarëve.
    Ndërsa, me regjimin e ri në 51 ditë qeverisjeje, Kurti dëshmoi edhe orientim gjeopolitik antiperëndimor. Dhe, në fakt, vetëm kjo mund të jetë gjenerata e re politike që ai përfaqëson!”, ka shkruar Behramaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!