Bluzat e bardha në Durrës vijojnë protestat për shpërblimin e munguar sipas premtimit të qeverisë për mjekët në vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit.
Por vec kësaj pagese, Punonjësit e qendrës Epidemiologjike, thonë se nuk kanë marrë as orët shtesë, ndaj ngritën akuza ndaj drejtuesve lokalë të shëndetësisë.
Punonjësit e Qendrës shëndetësore Epidemiologjike në Durrës protestuan këtë të mërkurë pasi nuk kanë marrë shpërblimin e qeverisë për mjekët në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit.
”Duhet të marrim të gjithë të barabartë. Kjo është e paqartë, po sipas ditëve të punës. Këtu jemi të paqartë, përderisa thuhet që vija e parë do e marri shpërblimin njësoj.”
Ata thonë se kanë qenë në vijën e parë dhe refuzimin e bonusit speciale e konsiderojnë premtim të pambajtur nga e qeverisë.
”Me vendimin e kryeminstrit që nuk është votuar fare, janë marrë nga 50 mijë, 100 mijë lekë a thua se ke ardhur vetëm 1 ditë në punë jo 30 ditë. Të marrësh 40 tampone, 40 vatra 1 person edhe thotë 1 ditë e ke punën. Kjo është poshtërsi.”
Pagesa e orëve shtesë për të shtunat e të dielat në tre muajt e fundit është një tjetër kërkesë e bluzave të bardha në Durrës.
”Nga 26 nëntori e deri tani edhe pagat i kemi pa marrë. Kemi ditët e shtuna, ditët e dielave, ditët e festave, kemi punuar jashtë orarit, kemi punuar 60 orë në javë jo 40.”
Por ndërsa kanë protestuar disa herë për këto shqetësime, Punonjësit e Qendrës shëndetësore Epidemiologjike në Durrës protestuan thonë se po përballen me presione.
”I bëjnë presion këtyre laburantëve të mikrobiologjisë edhe nuk del asnjë këtu kanë frikë. Si shefe i epidemiologjisë meqë është futur ky llumi i vjedhjes, është vjedhje se nuk japin listat. Ajo ka përpiluar listën me drejtoreshën. Ajo i bën presion pjesës tjetër sipër.”
Ata akuzojnë drejtuesit rajonalë të shëndetësisë për keqmenaxhimin e fondeve dhe të të punës së mjekëve të angazhuar që në ditët e para në luftën kundër koronavirusit në Durrës.