Disa persona të panjohur, janë futur tinëz në një xhami në Izmir të Turqisë, dhe nga minarja, kanë lëshuar me altoparlant këngën e njohur të partizanëve “Bella Ciao”.
Ky incident u xhirua nga qytetarët që ishin afër me telefona mobil.
Autoritetet në Turqi kanë nisur hetimet për të kapur të dyshuarit dhe t’i sjellin para drejtësisë, raporton CNN në gjuhën turke.
Zyra e Prokurorit në Izmir ka dënuar këtë akt.
Kryetari i komunitetit Hamza Dag, bëri thirrje për reagime dhe tha se ky akt, “duhet të shihet si shumë shqetësues”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.