×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurtit i shkojnë në zyrë Bordi i Përkohshëm i KEK-ut

    Reporteri
    21 Maj 2020 | 19:55

    Kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, sot gjatë ditës i kanë shkuar për vizitë Bordi i Përkohshëm i KEK-ut, ku diskutuan për objektivat strategjike.


    Kurti në Kryeministri, bashkë me ministren në detyrë të Ekonomisë, Rozeta Hajdarin pritën në takim kryesuesen e Bordit, Rrezarta Pllanën me anëtarët e tjerë të Bordit, Arbnor Pulën, Merita Kasapollin si dhe Bezad Halilaj. Gjithashtu edhe me kryeshefin ekzekutiv të KEK SH.A, Luigj Ymerin.

    “Kryesuesja dhe anëtarët e Bordit e njoftuan Kryeministrin për objektivat strategjike të Bordit dhe Planin e Veprimit, me qëllim të arritjes së qëndrueshmërisë financiare të KEK-ut, përfshirë këtu ndalimin e keqpërdorimeve dhe rritjen e transparencës. Gjithashtu u diskutua për përpilimin e një strategjie zhvillimore të KEK-ut në konsistencë me planin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik”, thuhet në komunikatë.

    Për Qeverinë e Republikës së Kosovës mbetet prioritet zhvillimi i ndërmarrjeve publike dhe ngritja e kapaciteteve të tyre përmes profesionalizmit dhe alokimit të duhur të resurseve që ato kanë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!