Kina ka njoftuar lëshimin e një sonde drejt një asteroidi, nën valën e ekspeditave të ngjashme të filluara vitet e fundit nga Evropa, SHBA-ja dhe Japonia.
“Ky mision, që pritet të zgjasë 10 vite, ka për destinacion asteroidin 2016 H03, një trup qiellor i vogël me një diametër prej 41 metrash që ndodhet rreth 5,2 milionë kilometra larg Tokës”, njoftoi agjencia hapësinore kineze.
Sonda ka për synim të mbledhë copëza nga asteroidi, shpjegoi për median drejtori i Qendrës për Eksplorim dhe Inxhinieri Hapësinore, Liu Jizhong, pa dhënë detaje mbi datën e fillimit të misionit./ATSH
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.