Futbolli në Bjellorusi nuk ka ndaluar kurrë dhe vazhdon të jetë me tifozë. Sot u luajt finalja e Kupës që pa përballë Bate Borisov ndaj Dynamo Brest.
Ndeshje e dyluftuar e cila në 90 minuta nuk prodhoi asnjë gol.
E ndërsa edhe 30 minutat e kohës shtesë (dy pjesë nga 15’) nuk po zhbllokonin rezultatin dhe gjithçka do të vendosej me penallti, ka ardhur një gol në minutën e 121 nga Volkov.
Në një rrëmujë të madhe, duke i dhënë trofeun BATE Borisov, që është edhe skuadra më shumë fituese në Bjellorusi.
Por, Kupa e Bjellorusisë mungonte prej 10 vitesh te BATE.