Mainz i ka kërkuar ish-menaxherit Jurgen Klopp të nënshkruajë me Timo Werner te Liverpool pasi sulmuesi gjerman shënoi një tjetër het-trik kundër tyre të dielën.
RB Leipzig mposhti Mainzin 5-0 në fundjavë, me 24-vjeçarin që arrin në kuotën e 24 golave nga 27 ndeshjet, vetëm gjashtë muaj pasi shënoi het-trikun e parë këtë sezon kundër të njëjtit ekip.
Skuadra gjermane shkroi në Twitter, duke i kërkuar menaxherit të Merseyside t’i jepte një lehtësim Mainzit për ta larguar Wernerin nga kampionati gjerman, përcjell lajmi.net.
”Kloppo, a mund ta marrësh atë sa më shpejt?”, shkroi klubi në llogarinë zyrtare në Twitter.
Liverpool është në mesin e një mori klubesh, duke përfshirë Barcelonën, Real Madridin dhe Chelsean që janë të interesuar për sulmuesin i cili po mahnit këtë edicion.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.