Pas pajisjes me armë automatike, Forca e Sigurisë tani po planifikon të furnizohet me pajisje shtesë dhe tashmë kanë nënshkruar disa kontrata për furnizim me mjete të nevojshme.
Një gjë të tillë e bën të ditur komandanti i FSK’së, Rrahman Rama.
Gjenerali Rama, njofton se me çfarë mjete kanë nevojë të furnizohen ushtarët e Kosovës.
E pos pajisjeve të blinduara, tani ushtria e Kosovës po mendon të krijojë edhe flotë ajrore.
Rama, thotë se po mendojnë që të pajisen me helikopterë.
Ndërkohë për pilotë kjo forcë nuk do të ketë telashe, pasi FSK-ja ka tre pilotë të shkolluar jashtë vendit të cilët aktualisht po bëjnë praktikë në Shqipëri.
Vitin e kaluar FSK-ja ka marrë 27 automjete ushtarake të njohura si “Humvee”, të cilat erdhën si donacion nga ushtria amerikane./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.