×
  • Lajme
  • Lajme

    Rukiqi: Të hapen të gjitha bizneset jo më larg se më 28 maj

    Reporteri
    26 Maj 2020 | 11:59

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka bërë thirrje që të hapen të gjitha bizneset. Sipas tij, hapja e tyre duhet të bëhet jo më larg se më 28 maj.


    Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Rukiqi ka thënë se numri i vogël i rasteve në kujdes intensiv, janë argument i mjaftueshëm për hapjen e të gjitha bizneseve, shkruan Reporteri.net.

    “Është koha për hapje të të gjitha bizneseve, jo më larg se data 28 Maj 2020. Situata me pandeminë, numri i menaxhueshëm i rasteve të infektuara, numri i vogël i rasteve në kujdes intenziv, janë argument i mjaftueshëm për hapjen e të gjitha bizneseve, sigurisht përcjellur me masat mbrojtese dhe distancimin social adekuat. Ta hapim ekonominë dhe të fokusohemi në rimekëmbjen ekonomike”, ka shkruar Rukiqi.

    https://www.facebook.com/berat.rukiqi.7/posts/2712583149067235

    /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!