×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Latifi e quan “kali” këshilltarin e kryeministrit Kurti

    Reporteri
    26 Maj 2020 | 12:40

    Profesori universitar, Blerim Latifi, ka reaguar pasi që këshilltari i kryeministrit në detyrë, Driton Tali ka njoftuar se ka dorëzuar padi për shpifje pas një deklarate të tij.


    Përmes një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Latifi iu është referuar Talit edhe një herë si “Driton Tali-Kali”, shkruan Reporteri.net.

    Tutje në shkrimin e tij, ai thotë se Tali është i padijshëm dhe sharlatan.

    Sipas Latifit, takimet e këshilltarit të Kurtit me Presidentin Thaçi janë publike dhe nuk mund të fshihen me padi.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    “Driton Tali-Kali po mendon se me tremb me padinë e tij. Se është i padijshëm dhe sharlatan e tregon qysh ne fjalinë e tij të parë ku shkruan se me “sabah ju kurdis padia Blerim Latifit”. Shikoni sa analfabet është: nuk di të dalloj fjalët “padis” dhe “kurdis”. Në fakt, e tërë e ashtuquajtura “padi e tij” është kurdisje e tij prej mjerani. Takimet e tij me kryeministrin Thaçi në pranverën e vitit 2010 janë gjëra publike, të njohura nga të gjithë në ato kohë. Edhe ato në zyrën e Thaçit. Me padi të shpifura nuk mundet t’i fsheh servilosjet e tij të dikurshme dhe t’i arsyetoj ato të sotmet. Unë nuk i trembem as këtij mjerani dhe askujt tjetër, sepse kurrë në jetë se kam futur në pazar nderin dhe krenarinë time. Rrjedhimisht as drejtësisë, e cila Driton mjeranit do t’ia përplas fytyrës gomarllëqet e tij.”

    https://www.facebook.com/blerim.latifi.7393/posts/264919981319648

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!