×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje i reagon Thaçit pasi i ndërlidhi me veprimtari kriminale krerët e saj

    Reporteri
    26 Maj 2020 | 13:26

    Zyra e Vetëvendosjes, përkatësisht zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka pak më parë përmes një statusi në rrjetin social Facebook, i ka kujtuar presidentit të vendit, Hashim Thaçi, që ai disa herë gjatë kohës së pandemisë ka shpërfillur rregullat e vendosura nga institucionet e vendit.


    Manxhuka ka kritikuar Thaçin, duke ja bërë me dije se vetëm tani po kërkon të respektohen rregullat dhe rekomandimet nga IKSHP-ja, kur po bëhet përfundimi i suksesshëm i pandemisë.

    “Personi që bëri thirrje për mosbindje ndaj masave të Qeverisë që erdhën si rezultat i rekomandimeve të IKSHP-së dhe i njëjti që frekuentonte kafiteritë, dhe i njëjti që shkeli këto rekomandimet të përkthyera në rregulla kur doli në Shqipëri, sot na foli se si duhet të respektohen rekomandimet e IKSHP-së, tash kur jemi në përfundim të suksesshëm të pandemisë, ky që dështoi të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, ka shkruar ai.

    https://www.facebook.com/arlindman/posts/10158447141463698

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!