×
  • Lajme
  • Lajme

    Fitore Pacolli kritikon qeveritë e kaluara: I kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave

    Reporteri
    26 Maj 2020 | 13:48

    Të stërzgjatur e ka quajtur çështjen e lidhur me liberalizimin e vizave deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, teksa ka thënë se gjatë kësaj periudhe janë dhënë vetëm premtime të kota.


    Pacolli këtë deklaratë e ka bërë të martën, pas takimit të Komisionit për Integrim Evropian lidhur me përmbushjen e obligimeve të Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.
    “Të gjitha kriteret janë plotësuar”, u ka thënë Pacolli gazetarëve, pas takimit.

    Komisioni është mbledhur po ashtu për ta shqyrtuar raportin e Ministrisë së Integrimit Evropian lidhur me financimin e Kosovës nga BE-ja, në luftimin e COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!