Këngëtari nga Shqipëria, Aleksandër Gjoka nuk është përmbajtur derisa ka postuar një video, ku adreson fyerje të shumta drejt kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Në një video që është shpërndarë në rrjetet sociale, Gjoka shihet në gjendje jo të mirë emocionale, duke sharë kryeministrin shqiptar, për të cilin thotë se nuk është ai që ka menduar, shkruan Reporteri.
Ai akuzon Edi Ramën për masat e karatinës, gjersa flet edhe për mbylljen e lokaleve.
Kryeministri Edi Rama ditëve të fundit është përballë me kritika të shumta nga komuniteti i artistëve pas vendimit për rrënimin e Teatrit Kombëtar. /Reporteri.net
Shikoni videon:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.