×
  • Lajme
  • Lajme

    Posta uli rrogat për 30%: Nga 2500, drejtorit i bëhet 1750 euro

    Reporteri
    26 Maj 2020 | 15:20

    Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës me propozim të ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv ka vendosur për uljen e pagave për zyrtarët e lartë për 30%.


    Sipas një komunikate për media të lëshuar nga Posta e Kosovës thuhet se Sali Morina në mënyrë vullnetare ka deklaruar se dëshiron zbritje të pagës së tij.

    Pas këtij vendimi, Morina si ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv në vend të 2 mijë e 500 eurove do të marrë vetëm 1 mijë e 750 euro.

    “Sot në Mbledhjen e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Postës së Kosovës, me propozimin e U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Salih Morina, u vendos për uljen e pagave 30 % për zyrtarët e lartë të kësaj ndërmarrje publike për shkak të gjendjes së rëndë financiare të saj.Vullnetarisht ishte deklaruar U.D. Kryeshefi Ekzekuti, Salih Morina për zbritjen e pagës së tij, nga paga që kishte: 2,500.00 €, tani me zbritje do ta ketë: 1,750.00 €”, thuhet në komunikatë.

    Në këtë zbritje gjithashtu do të përfshihen Sekretari i Postës, Zyrtari Kryesor Financiar dhe Thesarit dhe Zyrtari i Auditimit të Brendshëm.

    “Po ashtu për 3 pozitat e zyrtareve te larte: Sekretari i Postës, Zyrtari Kryesor Financiar dhe Thesarit, si dhe Zyrtari i Auditimit të Brendshëm, u vendos që nga paga që kishin: 2,100.00 €, tani me zbritje do ta kenë pagën: 1,450.00”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!