Që nga 18 marsi Qendra e Studentëve u shndërrua në karantinë.
Gjatë kësaj periudhë aty u izoluan më shumë se 1500 persona që erdhën nga vendet e ndryshme të botës në kohë pandemie.
Por me shumë gjasë së shpejti më nuk do ta ketë një funksion të tillë.
Kjo pasi që në fund të kësaj jave kjo qendër pritet t’i kthehet normalitetit, meqë sipas Ministrisë së Shëndetësisë tashmë janë krijuar kushtet për fitore mbi pandeminë.
Këtë e konfirmoi edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë vizitës që të martën i bëri qendrës së studentëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.