×
  • Sport
  • Sport

    Klubi nga Bundesliga largon sulmuesin: Gjest i papranueshëm dhe zhgënjyesKlubi nga Bundesliga largon sulmuesin: Gjest i papranueshëm dhe zhgënjyes

    Reporteri
    29 Maj 2020 | 8:50

    Gjatë ndalesës së detyruar për shkak të Covid-19, shumë klubeve u është dashur të shkurtojnë rrogat e lojtarëve. Vendime që kanë shkaktuar shumë pakënaqësi mes lojtarëve dhe polemikat nuk kanë munguar.


    Në Gjermani, në shtëpinë e Union Berlin-itt, vendimi për shkurtimin e rrogave ka çuar te shkarkimi i një lojtari: Sebastian Polter.

    Klubi e ka komunikuar vendimin e marrë me një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të klubit: “Një nga vlerat tona thelbësore është ajo e formimit të të një komuniteti solid ku të gjithë ndihmojnë njëri-tjetrin”.

    “Sebastian është i vetmi lojtar i skuadrës së parë që nuk e ka respektuar këtë vlerë tonën. Kjo është e papranueshme dhe zhgënjyese për ne. Për këtë arsye kemi vendosur që Sebastian të mos jetë më pjesë e skuadrës sonë”.

    29-vjeçari ka luajtur 13 ndeshje në këtë sezon, duke shënuar dy gola.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!