Me siguri që ndeshjet e Liverpool si ekipi pritës në kampIonatin e Premier Leagues, nuk do të zhvillohen në stadiumin e tij, në Anfield, por në një terren neutral, raporton “The Times”.
Autoritetet janë shprehur të shqetësuar që në ndeshjet pritëse të sezonit të mbetur të Premier Leagues, të cilat priten të luhen në stadiumin e Anfield, do të sjellë mbedhjen e tifozëve jashtë stadiumeve, duke shkelur rregullat e distancës sociale të miratuar për shkak të pandemisë së Coronavirus.
Liverpooli ka 4 ndeshje pritëse të mbetura në Ligë, me Crystal Palace, Aston Villa, Burnley dhe Chelsea.
Aktualisht skuadra e Jurgen Klopp është në krye të tabelës së Premier League, me 25 pikë larg nga Manchester City.
Premier League do të rifillojë në 17 qershor me ndeshjen mes Manchester City vs Arsenal dhe Aston Villa vs Sheffield.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.